VIDEO/ SKANDAL NË “AIR ALBANIA”! FSHF e Dukës dh*non gazetaren e “Ora News” gjatë transmetimit LIVE, Nozllaku: Kjo është e patolerueshme!

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në ambientet e stadiumit “Air Albania’” ku Federata e Armdand Dukës ka nxjerrë me shpejtësi stafin e saj për të mos lejuar gazetarët e pranishëm që ndoqën ndeshjen mes kombëtares shqiptare dhe asaj çeke.

Një moment skandaloz ishte ai teksa gazetarja dhe moderatorja e emisionit sportiv “Ora Sport” në “Ora News”, Vjosana Nozllaku, e penguar të bëjë detyrën nga stafi i Federatës duke e shtyrë gjatë raportimit që po bënte në përfundim të ndeshjes që u mbyll me rezultatin 0 – 0.

VIDEO/ SKANDAL NË “AIR ALBANIA”! FSHF e Dukës dh*non

PËR MË SHUMË NDIQNI PAMJET SKANDALOZE TË MBRËMJES SË SOTME

KRONOLOGJIA E NDESHJES

Shqipëria u përball me Çekinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, me ndeshjen e cila startoi në orën 20:45, dhe pas 90 minuta të luajtura gjithçka u mbyll me rezultatin e bardhë 0 – 0.

Shqipëria krijoi vetëm një rast në pjesën e parë, ndërsa kundërshtarit i është mohuar dy herë goli nga traversa.

Kuqezinjtë hasën vështirësi në minutat e para me kundërshtarët të cilët zotëruan topin, ndërsa u shfaqën rrezikshëm në dy rastet ku vetëm traversa u mohoi golin.

Në vijimin e një goditje këndi në minutën e 12-të, Jemelka gjuan me kokë, por traversa ndaloi goditjen e tij.

Ndërkohë vetëm pak sekonda më pas Tomas Soucek lëshon një predhë nga jashtë zone por përsëri traversa shpëton portën e Strakoshës me këtë të fundit që devijoi fillimisht topin.

Kjo është pasqyra e pjesë së parë së sfidës mes Shqipërisë e Çekisë, në “Air Albania” të vlefshme për xhiron e 5-të të fazës së grupeve, të Ligës së Kombeve.

Ndërsa rreziku i vetëm i kuqezinjve erdhi pas një aksioni të bukur, me Qazim Laçin i cili goditi me kokë, po portieri u tregua i gatshëm duke neutralizuar rrezikun.

Ndërsa pjesa e dytë do të niste me një tjetër ritëm për kuqezinjtë, të cilët fituan më shumë terren, por që gjithsesi pa konkretizuar.

Me këtë barazim shanset për kualifikim mbeten të hapura për të 4 skaudrat në grupin B1, teksa çdo gjë do të vendoset vetëm në 90 minutëshin e fundit që do të luhet të martë, kur kuqezinjtë do të presin në kryeqytet Ukrainën, ndërsa çekët do të presin Gjeorgjinë.