VIDEO/ Ervin Fakaj: Duhet të jemi të përqëndruar, ekipi të futet për të fituar
Nga Vjosana Nozllaku Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2024, 19:04
Shqipëria do të ndeshet me Çekinë sot në orën 20:45 në një sfidë të rëndësishme për Ligën e Kombeve.
Ish-futbollisti i Kombëtares, Ervin Fakaj për “Ora News” u shpreh se e vetmja gjë që presim sonte është fitorja.
“Ashtu siç e tha dhe Lala, sot duhet të jemi shumë të përqendruar duke pasur parasysh që grupi është shum ëi ngjeshur.
Ndaj duhet të dalim me pikë minimalisht, por duhet me patjetër fitorja dhe objektivi minimal të jetë qëndrimi në këtë grup”, u shpreh Fakaj.
NDIQNI ATMOSFERËN NË TIRANË

