Europiani U-19/ Shqipëria e Ahmatajt “pa busull”, kuqezinjtë regjistrojnë humbjen e dytë radhazi

Shqipëria U-19 është mposhtur nga Danimarka U-19 me rezultatin 1-0. Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” u vendos nga goli i minutës së 37-të me autor Lund-Xhensen.

Kjo ishte sfida e dytë e vlefshme për kualifikueset e Europianit U-19, që u luajt në të njëjtin stadium. Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj i kanë humbur të dyja, ndërsa kujtojmë se disfata e parë ishte përballë Izraelit me rezultatin e thellë 6-0, për të konfirmuar situatën aspak të mirë të Kombëtares së kësaj grupmoshe.

Në grupin 11, Shqipëria dhe Irlanda e Veriut nuk numërojnë asnjë pikë pas dy raundesh. Në anën tjetër Danimarka dhe Izraeli kanë pikë të plota.