VIDEO/ Reshjet e para të dëborës në fshatin Shtyllë të Korçës, trashësia deri në 5cm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 17:27
Reshjet e para të dëborës nisin në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq të Korçës, 1200 m lartësi
Sipas të dhënave nga banorët trashësia e deborës ka shkuar deri në 5 cm.
Reshje dëbore ka në gjithë aksin rrugor nga Shtylla deri në majë të zonës së quajtur "Mashkullorë" drejt fshatit Panarit.
Reshje dëbore ka edhe në zonat e tjera malore përfshi këtu edhe majën e Bigllës në afërsi të fshatit Dardhë.
Te gjitha mjetet borepastruess të firmave nenkontraktore janë në gatishmëri për të mbajtur në normalitet akset e këtyre zonave bëhet me dije nga Emergjencat Civile.
Deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkullimit të mjeteve.
