Qyno: SPAK pretendon se ka prova që Çyrbja ka ndihmuar persona të inkriminuar

Gazetari, Elton Qyno në një intervistë në Ora News u shpreh se Jurgis Çyrbja u paraqit sot në SPAK në lidhje me komunikimet e tij me element të krimit të organizuar në aplikacionin ‘’Sky’’.

Qyno: Paraqitja e tij në ambientet e SPAK-ut  lidhet me komunikimet e tij me elementë të krimit të organizuar dhe elementë që janë shpallur në kërkim ngë prokuroria e Posacme.

Është pyetur për 7 apo 8 episode të cilat SPAK pretendon se i zgjedhuri vendor i PS-së, Jurgis Çyrbja ka pasur kontakte me elementë të krimit të organizuar duke i ndihmuar këta të fundit për ti shpëtuar ndjekjes policore dhe për ti shpëtuar prangosjes së tyre.

Sigurisht që Çyrbja ka mohuar prezencën e tij si përdorues i aplikacionit Sky, ndërkohë që nga ana tjetër prokuroria e posacme pretendon se ka prova domethënëse përsa i përket identifikimit të tij pikërisht si përdorues i këtij kodi.

Nisur nga kjo situatë e ka parë të arsyeshme se që nga periudha e datës 20 tetor që kur është arrestuar Jurgis Çyrbja në qytetin e Durrësit edhe deri më sot të kryhen disa veprime të tjera shtesë mbi këtë procedim penal duke marrë në pyetje Jurgis Çyrbjan.