Incident te protesta e opozitës/ Polici nuk ndjehet mirë, transportohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 11:49
Një efektiv policie nuk është ndjerë mirë ditën e sotme në protestën e opozitës që zhvillohet çdo javë para bashkisë së Tiranës.
Ngjarja ndodhi gjatë kohës që po fliste Belind Këlliçi, ish-kandidati për kryetar të Bashkisë Tiranë.
Efektivi është shoqëruar nga kolegët drejt një automjeti të Policisë dhe më pas është transportuar me të drejt spitalit.
Momenti kur policit i ka rënë të fikët është shoqëruar me tensione dhe një situatë paniku mes të pranishmëve.

