Stërvitja SAR RESPONSE 2024, MM: Gatishmëri për t’u përgjigjur shpejt dhe efektivisht në çdo emergjencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 12:43
Ekipet e Forcave të Armatosura treguan gatishmëri dhe bashkëpunim për t’u përballur me emergjencat në stërvitjen SAR RESPONSE 2024.
Kjo stërvitje testoi forcën dhe reagimin e shpejtë të ekipeve të përfshira. Në stërvitje u përfshinë zjarri në bord të një mjeti detar, rrëzime në terren malor, deri tek uljet emergjente të avionëve.
Ministria e Mbrojtjes thekson se, falë stërvitjeve të tilla, del në pah bashkëpunimi dhe përkushtimi i të gjitha ekipeve të angazhuara për t’u përgjigjur shpejt dhe efektivisht në çdo emergjencë, duke siguruar mbrojtjen e jetës dhe pasojave të mundshme.

