Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK: U pyeta për komunikimet, kërkoj rikthimin e sendeve të mia!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 15:00
Gazetari i Ora News Elton Qyno është paraqitur gjatë ditës së sotme SPAK.
Qyno: Sa i përket për kthimin e sendeve të sekuestruara sa i përket sekuestrimeve ndaj meje. Është në Kushtetuese në 12 nëntor çështja për ligjshmërinë sa i përket mbajtjes time nga SPAK për 12 orë. Kishin të gjitha këqyrjet e komunikimeve të mia në telefon dhe u pyeta për to.
U përmbajtja ndaj vendimeve për pezullimin e këtyre këqyrjeve dhe ekspertimeve, dhe prandaj zgjodha të mos flisja në ambientet e SPAK.
Kujtojmë këtu që kohë më parë agjentë të BKH i shkuan në shtëpi gazetarit të njohur investigativ dhe i sekuestron telefonin dhe kompjuterët.
Veprim ky që u dënua ashpër nga organizatat që mbrojnë të drejtën e gazetarëve në botë.
