Vrasja në Shkodër/ Mile: Shteti nuk i bëhet krah qytetarëve, nuk funksion policimi në komunitet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 22:00
Në “Drejt” nga Luan Rama, pedagogu Klementin Mile tha se shqiptarët e shohin shtetin si një barrë që duhet mbajtur mbi shpinë dhe jo si zgjidhje.
Mile: Policia është një instrument i shtetit, por problemin e kemi me vetë konceptin e shtetit. Ne shqiptarët e shohin shtetin si një barrë që duhet mbajtur mbi shpinë dhe jo si zgjidhje, sepse në shumicën e rasteve për qytetarët është i tillë. Shteti nuk na bëhet krah.
Do të duhet një policim në komunitet, një formulë që përmendet gjithë kohës, çka tregon se nuk jemi në drejtimi ne duhur në këtë sens, por nuk përmendim as formulat që duhet të na çojnë tek struktura e policisë. Këto janë pasoja të një keqqeverisjeje.
