I akuzuar për vrasjen e Nikulajt, Gjykata e Lezhës vendos: Ruben Saraiva do të qëndrojë në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 11:06
Ka përfunduar seanca gjyqësore për Ruben Saraiven i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Nikulaj në Lëzhë.
Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën e tij dhe ka vendosur që ai të qëndrojë në masën arrest me burg.
Avokati i tij tha pas vendimit se, "prokuroria nuk solli asnjë provë të re në lidhje me ecurinë e çeshtjes". "Jemi te pika zero që prokuroria nuk ka asnjë provë dhe asnjëfakt që ky person të qëndrojë në burg".

