Avokati Çakrani: Drejtuesit e policisë së shtetit në çdo qark janë njerëz të pasur, rrinë me krimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 21:54
Në “Drejt” nga Luan Rama, avokati Kujtim Çakrani duke folur për vrasjen në Shkodër tha se drejtuesit e policisë së shtetit në çdo qark janë njerëz të pasur.
Çakrani: Të vërtetën nuk e shohim asnjëherë në sy. Drejtuesit e policisë së shteti sot janë njerëzit më të pasur. Nuk ka qenë kështu më herët. Këtu vritet dhe këta dalin dhe thonë hëngëshin kokat e tyre. Nuk flet kështu shtetari.
Drejtuesit e policisë së shtetit në çdo qark janë njerëz të pasur. Po t’i kontrollosh ata shkojnë dhe rrinë me krimin. Shkojnë me makinë 200 euro dhe ikin me makina të shtrenjta dhe vila në bregdet.
