Vatnikaj: Vrasja në Dobraç ka tronditur Shkodrën, krimi i lidhur me politikën dhe policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 21:32
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Edison Vatnikaj tha se ngjarja kriminale me tre të vrarë në Dobraç, solli vërtetë një prishje të qetësisë në Shkodër.
Vatnikaj: Lagjia Dobraç së fundi është kthyer në një zonë të minuar, sepse veprimtaria e policia së shtetit në atë zona ka qenë mjaft e koordinuar sepse disa grupe kriminale operojnë në atë zonë. Ngjarja kriminale me tre të vrarë në Dobraç, solli vërtetë një prishje të qetësisë në Shkodër.
Ngjarja pati edhe një viktimë të pafajshme. Përgjimet dhe komunikimet në SKY kanë treguar se për të funksionuar një organizatë kriminale duhet të kesh lidhje ne qeveri dhe polici, si dhe në drejtësi. Kemi një ish-prokuror dhe një ish-biznesmen në burg, teksa flitet edhe për zyrtarë të qeverisë.
