Tiranë/ Përndoqi një shtetase dhe goditi me sende të forta bashkëshortin e saj, pranga 34-vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 13:30
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase. Gjithashtu sipas policisë, 34-vjeçari ka goditur edhe bashkëshortin e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.