Gashi: Në disa zona grupet kriminale kanë më shumë fuqi sesa shteti, vrasja e disatë pa zgjidhje

Në “Drejt” nga Luan Rama, analisti Shpend Gashi tha se kjo dëshmon fuqinë e familjeve kriminale që janë baraz me shtetin në zona të caktuara.

Gashi: Kjo dëshmon fuqinë e familjeve kriminale që janë baraz me shtetin në zona të caktuara. Janë sekuestruar kamera të koduar në zonë. U bë një operacion nga policia për të hequr kamerat në rrugë dhe për të kontrolluar territorin.

Dihej që Bajrat dhe Licët kishin konflikt. Safer Bajri kur i kanë shkuar në derë, e ka krijuar alibinë. Këto janë vrasje që nuk lënë gjurmë. Dhe kjo nuk është vrasja e parë e kalibrit mafioz në vend që ka mbetur pa zgjidhje.