U vetëdorëzua në polici, prokuroria cakton 48 orë burgim për Stresin

Prokuroria në Pejë i ka caktuar 48 orë paraburgimi Arkimed Lushajt, reperit të njohur si Stresi.

Kështu bëjnë të ditur burime brenda Prokurorisë në Pejë.

Reperi është dorëzuar mëngjesin e sotëm në stacionin policor në Pejë pasi muaj më parë kishte një fletë-arrest ndaj tij.

Stresi është paraqitur me avokatin e tij ku është marrë në pyetje për më shumë se dy orë.