Beqiraj: Pensionistët të lënë pas dore nga qeveria e PS-së, problem ekonomia, emigracioni dhe lindjet

Përmes një interviste në Ora News, Irena Beqiraj, ish zv. Ministre e Financave tha se pensionistët janë shtresa e popullsisë janë më të lënë pas dore nga qeverisja socialiste.

Ajo shtoi se skema e pensioneve është shumë komplekse dhe se ka lidhje edhe fakti që po plakemi me ritme të shpejte dhe se kemi një emigracion të madh që ndikon.

Beqiraj: Pensionistët janë shtresa e popullsisë janë më të lënë pas dore nga qeverisja socialiste. Çështja e pensioneve është shumë komplekse dhe varet nga struktura ekonomike dhe është afatgjatë, prandaj nuk mund të adresohet me aksione afatshkurtër si ato për pagat e padeklaruar.

Problemi me pensionet nuk ka të bëjë vetëm me sigurimet shoqërore, sepse nga viti 2022 deri në vitin 2023 është rritur kontributi në skemë me 17%, ndërsa mbështetje buxhetore për pensioneve ra nga 3% në 1%. Ka lidhje edhe fakti që po plakemi me ritme të shpejte dhe se kemi një emigracion të madh që ndikon.