PROTESTA - LIVE/ Opozita zbret në rrugë, policia nxjerr autobotët dhe furgonët

Opozita do të organizojë sot një tjetër protestë në formë mosbindjeje civile, duke kërkuar një reagim të fuqishëm kundër qeverisë dhe korrupsionit.

Protesta është njoftuar prej disa ditësh dhe pritet të nisë në orën 17:00, duke mbledhur qytetarë të shumtë nga të gjitha shtresat.

Ndërkaq, në rrugët e vendit aty ku janë njoftuar dhe bllokimi i akseve rrugore ka nisur shpërndarja e policisë me furgonë dhe autoblinda.

Ora Neës ka siguruar dhe pamjet e lëvizjeve të policisë këtë pasdite.

Ndarja sipas segmenteve është si më poshtë:

- Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”: (Degët e Tiranës dhe Qarkut Dibër

- Rrethrrotullimi Milot:

(Degët e Qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë)

- Rrethrrotullimi Shkozet:

(Degët e Qarkut Durrës)

- Rrethrrotullimi Bradashesh:

(Degët e Qarkut Elbasan dhe Korçë)

- Rrethrrotullimi Rrogozhinë:

(Dega Kavajë, Rrogozhinë, Lushnje dhe Divjakë)

 - Rrethrrotullimi Levan:

(Degët e Qarqeve Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër)

NDIQNI PROTESTEN LIVE