Parlamenti Europian për ''Ora News'': Eurodeputetët nuk janë takuar me Ramën për shkak të orarit të Kryeministrit dhe mosdisponueshmërisë së tij
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 13:31
Parlamenti Europian në një reagim për Ora News është shprehur se Eurodeputetët nuk jane takuar me Edi Ramën për shkak të orarit të Kryeministrit dhe mosdisponueshmërisë së Ramës.
Pavarësisht këtij reagimi, është konfirmuar që Rama ka takuar eurodeputetët informalisht në hotel, por në atë takim nuk ka marrë pjesë Beleri.
Takimi me Ramën ka ndodhur në ambientet e hotelit ku depuetët evropianë janë akomoduar, larg vëmendjes së kamerave në orët e para të mëngjesit.
