Ndoka: Kjo drejtësi nuk jep shpresë. Para zgjedhjeve Berisha në arrest shtëpie dhe Meta në burg

Kreu i PDK, Nard Ndoka në një intervistë në Ora News u shpreh se kjo drejtësi nuk të jep shpresë për faktin që para zgjedhjeve dy drejtuesit e opozitës, Berisha është në arrest shtëpie dhe Meta është në burg.

Ndoka: Kjo drejtësi nuk të jep shpresë, pra që realisht të kemi një drejtësi të paanshme.

Për faktin se sot kemi para zgjedhjeve dy drejtuesit e opozitës, liderin e opozitës, Berishën prej një viti i cili mbahet peng në arrest shtëpie.

Kemi ish presidentin e Republikës Meta, kretari i partisë së dytë në opozitë i cili është marrë peng, madje është kapur në mënyrë mafioze nga bandat e pushetit.

Kjo heq atë besueshmërinë, shkëlqimin dhe atë që kemi pritur nga drejtësia.

Kjo drejtësia e re i ka hequr edhe të drejtën e reagimit të këtyre gjyqtarëve.