Protestë kundër eurodeputetit grek/ Fredi Beleri goditet me vezë dhe kos (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 13:22
Eurodeputeti grek, Fredi Beleri është qëlluar me vezë dhe kos gjatë vizitës së ditës së stome në vendin tonë.
Më herët Beleri u etiketuar edhe si një vrasë nga një qytetar teksa po futej në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
“I ka shpëtuar burgut me procedura se duhet të ishte në burg. Harroni shqiptarët që kanë dëbuar nga Greqia vetëm e vetëm se kanë shkelur kufirin për bukën e gojës.
Kurse ky ka vrarë gjithë ata njerëz dhe kur vjen puna sot vjen këtu dhe na imponohet na bën karshillëk” thotë një qytetar i revoltuar me praninë e Belerit në Tiranë.
Ndërkohë një grup aktivistësh kanë dalë me pankarta kundër Belerit duke shkruar se ai nuk përfaqëson Evropën.
