Pak orë nga bllokimi i rrugëve, Mziu: Ndjesë qytetarëve që do shqetësohen sot, por kjo është betejë edhe për ta. Vendi po rreshket në diktaturë
Pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita apo e asaj që quhet si akti i dytë i mosbindjes civile së opozitës, në një intervistë për “Ora News”, deputeti demokrat Xhelal Mziu theksoi se aksion është në vazhdën e mosbindjes civile të shpallur pak javë më parë.
“Janë 6 segmente kryesore që do të bllokohet qarkullimi dhe më i rëndësishmi është ai tek kthesa e Kamzës që do të bllokojë Tiranën. Besoj se kjo është një protestë mjaft domethënëse për të denoncuar keqqeverisjen dhe kthimin e saj në një qeveri moniste.
Për herë të parë kemi një parti monpartiake, por në dallim me herët e tjera ku tjetërsimi i votës ka qenë kryefjalë e kësaj mazhorance, por tashmë ajo kërkon të shkojë në zgjedhje pa opozitë, duke kaluar Rusinë apo Korenë e Veriut.
Kemi një kryeministër që arreston kryetarin e opozitës, arrestohet deputeti Ervin Salianji se denoncoi lidhjet e krimit me qeverinë, apo arrestimi i një kryebashkiaku pa asnjë provë dhe kur zgjidhet eurodeputet i jepet një javë leje për të shkuar atje. Pra, kjo mjafton se çfarë thotë kryeministri bën sistemi i drejtësisë. Apo për të mos folur për arrestimin e z. Meta.
I kërkojmë ndjesë qytetarëve që do të pengohen të lëvizin sot, por nuk kemi rrugë tjetër dhe besojmë se kjo protestë është edhe për ata vetë”, u shpreh ndër të tjera deputeti i PD-së, Xhelal Mziu.
INTERVISTA ME DEPUTETIN XHELAL MZIU


