Sherri me një të plagosur në Lezhë për pronat, autori goditi fqinjin e tij me bishtin e një kosoreje
Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti me një të plagosur mbrëmjen e sotme në Lezhë.
Mësohet se shkak i sherrit mes dy banorëve të fshatit Balldre ka qenë për një problem pronësie.
Autori, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i njohur, e ka goditur të plagosurin me bishtin e një kosoreje.
I plagosuri është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe është në jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës(kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit S. B., dhe djali i tij shtetasi N. B., gjatë konfliktit fizik mes tyre.
Po nga konflikti është dëmtur lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi
të 47 vjeçarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B.
