Sot zyrtarisht me orën dimërore, akrepat kanë shkuar 60 minuta mbrapa
Këtë të dielë akrepat e orës janë kthyer 60 minuta pas. Të dielën e fundit të muajit tetor, akrepat lëvizin prapa me një orë në 03:00, natën mes të shtunës dhe të dielës, 26 dhe 27 tetor, duke u ripozicionuar në orën 02:00. Kështu, do të mund të flihet një orë më shumë gjumë, por pasditet do të kenë një orë më pak dritë natyrale.
Akrepat janë lëvizur vetëm në orët analoge, pasi të gjitha pajisjet e tjera digjitale të lidhura me internet do të përditësohen automatikisht me orarin e ri. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 31 mars 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora ligjore, ose ajo verore.
Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Rregullat e ndryshimit të orës në BE kanë mbetur të njëjta pavarësisht kritikave të disa nga vendeve anëtare për të ndryshuar këtë praktikë.
