EMRI/ Në kërkim për plagosjen e një personi, vihet në pranga 35-vjeçari në Malësi të Madhe

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Malësi të Madhe.

Emirjon (Mirush) Hasaj u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të një shtetasi me armë zjarri në muajin shkurt të vitit 2024.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.