Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal, 2 të plagosur (FOTO)

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën Lezhë-Laç pasditen e sotme.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e goditjes së fortë, njëra nga mjetet ka përfunduar në kanal, në anë të rrugës.

Sipas raportimeve, në makinë mbetën të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Për shkak të dëmtimeve të shumta të mjetit, u desh edhe ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëse për t’i nxjerrë të dëmtuarit nga makina.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.