Dasho: Qarkullimi i virusit të gripit pritet në muajin shkurt, ja kur rekomandohet të bëhet vaksina

Mjeku Erion Dasho, në një intervistë në Ora News u shpreh se qarkullimi i virusit të gripit pritet në muajin shkurt dhe se vaksina rekomandohet të kryhet në muajin nëntor.

Dasho: Ajo çfarë janë duke bërë vendet europiane dhe SHBA, të cilat e bazojnë shkencën mjekësore gjithmonë e më tepër mbi të dhëna, bëhet parashikimi edhe brenda një sezoni virozash.

Në këtë mënyrë marr shembullin e vaksinës së gripit.

Vaksina e gripit gjithmonë është rekomanduar të kryhet edhe në popullatën gjermane në periudhën midis muajit shtator dhe tetor.

Ktë vit modelimet tregojnë se epidemia dhe qarkullimi i virusit të gripit pritet në muajin shkurt.

Dhe për këtë arsye vaksina rekomandohet të kryhet në muajin nëntor.