Negociata me BE/ Nis puna për ndryshimin e ligjeve, konflikti i interesit e sinjalizuesit të parat që ndryshohen
Me hapjen e grupkapitujve ligjet e para që pritet të ndryshohen janë ligji për konfliktin e interesit dhe sinjalizuesit. Drejtoresha e Integrimit Evropian dhe Negociatave në Ministrinë e Drejtësisë, shpjegoi se do të rishikohet gjithashtu dhe kodi penal për dy çështje specifike, të drejtat e gazetarëve dhe mbrojtja e viktimave.
Ligji për konfliktin e interesit dhe sinjalizuesit janë të parët që do të ndryshohen me hapjen e negociatatave për grupkapitujt theme me Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
“Gjatë vitit 2025 do të duhet të rishohim ligjin për "Konfliktin e interesit" dhe ligjit për "Sinjalizuesit". Janë disa direktiva specifike të cilat i referohen sinjalizuesve."
Drejtorja e Integrimit Evropian dhe Negociatave në Ministrinë e Drejtësisë, Elona Bano shpjegoi për Ora News se kërkesë kryesore e unionit është përmirësimi i ligjeve për të parandaluar korrupsionin
“Si mundet të parandalohet korrupsioni në administratën publike por në të gjithë institucionet, duke pasur shtrirje për here të pare edhe në pjesën e sektorit privat. Këto janë risi të proçesit."
Do të rishikohet gjithashtu dhe kodi penal për dy ligje specifike. Të drejtat e gazetarëve dhe mbrojtja e viktimave.
“Është duke u rishikuar Kodi Penal për çështje specifike, kryesisht të lidhura me të drejtat e gazetarëve, me rishikimin e disa veprave penale që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, po ashtu deri në vitin 2030, dhe në fakt kjo nuk është asgje, se duket sikur ne I themi në sa dalje publike që bëjmë, por është miratuar një udhërrëfyes për shtetin e së drejtës, në dhjetor të vitit të shkuar, ku aty lehtësisht mund të evidentohen të gjitha aktet ligjore të cilat do të duhet të rishoh Shqipëria deri në vitin 203. Një strategji se si do të mbrohen viktimat e krimit, si do të duhet të konpesohen viktimat e krimit deri më pas në raste vonesash, të cilat sillen për shkak të gjykatave apo mos ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.”
Për përputhjen e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit evropian, ministria e drejtësisë ka ngritur drejtorinë e veçantë që do të merret pikërisht me përkthimin e ligjeve.
“Fatmirësisht është pikërisht teknologjia dhe inteligjenca artificiale e cila është duke ndihmuar në këtë proçes. Kjo është një sfid e madhe. Ne jemi duke ndërtuar një drejtori të re, e cila do të merret pikërisht me çertefikimin e përkthimit. Duhet të kuptojmë që është një proçes dykahësh. Bëhet përkthimi nga përkthyesit zyrtarë por duhet redaktuar, duhet parë çdo term më vete pasi duhet kuptuar që një nga çështjet më të rtëndësishme në Luksemburg ka qenë për predominancën e përkthimit nga gjuha angleze apo gjermane e një termi të caktuar.”
Konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, shënoi hapjen zyrtare të negociatave për grup-kapitujt e parë, për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të njohura si “Themeloret” procesi nis me ndryshimin e ligjeve për “Reformën e administratës publike”, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, “Drejtësia, liria dhe siguria”, “Kriteret ekonomike”, “Prokurimi publik”, “Statistikat”, “Kontrolli financiar” si dhe “Funksionimi i institucioneve demokratike”
