Sherr me sende të forta në Lezhë, një person përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2024, 18:10
Konflikti mes dy personave ka përfunduar në përleshje me sende të forta dhe për pasojë, një prej tyre përfundoi i plagosur në spital.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Torovicës, në Lezhë, mbrëmjen e sotme.
Fillimisht u njoftua për të shtëna me armë, por më pas policia njoftoi se ka pasur vetëm përleshje me sende të forta mes personave të përfshirë në konflikt.
Nuk dihet ende motivi i përplasjes dhe rrethanat.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve dhe dinamikës së krimit, nga ku do të zbardhet edhe e vërteta për krimin e ndodhur.
