''Paguajmë miliona euro për shërbime që s’po i marrim mbrapsht'', Pano: Vetëm kaos, trafik e shkolla me 2 turne
Opozita ka nisur protestën sot në ora 11:00, teksa e akuzojnë kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për dosjen 5D dhe për inceneratorin inekzistent të Tiranës.
Opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj. Protestat e fundit kanë qenë të qeta. PD ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të opozitës në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano, u shpreh se në 32 protesta të opozitës, janë dëgjuar fakte, shifra, gjëra tronditëse dhe denoncime, por drejtësia akoma nuk ka reaguar.
Pano: Mirdita qytetarë ë Tiranës, njerëz të lirë që keni zgjedhur që për 32 protesta, të vendosni interesin e përbashkët të qytetit tonë, përballë interesit personal, keni zgjedhur të luftoni si njerëz të lirë, si njerëz të pakorruptuar, si njerëz të ndershëm përballë këtij regjimi
Përgjatë këtyre 32 protestave, kemi dëgjuar fakte, shifra, gjëra tronditëse dhe denoncime, por duket se drejtësia akoma nuk po funksionon.
Të dashur nxënës, a jeni të kënaqur e kushtet e shkollës tuaj, një pjesë e madhe prej jush duhet të rrijë me turne, studentët, a janë të kënaqur e kushtet e universiteteve dhe konvikteve?
Po paguajmë miliona euro për shërbime që s’po i marrim mbrapsht. Buxheti i bashkisë Tiranë për këtë vit, bashkë me donatorët ka shkuar në 500 milionë euro, por ca po marrim mbrapsht?
Vetëm kaos, trafik, shkolla me dy turne, zona të mëdha,si Astiri, pa shkollë.
Çfarë duhet të bëjmë në një qytet ku pankarta e Ramës zëvendësohet për 12 orë pas djegies, ndërkohë familjet e prekura nga tërmeti, kanë 5 vite që enden rrugëve.
