I vuri zjarrin dy makinave në Kamëz, arrestohet 26 - vjeçari

Një 26 vjeçar është arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 nën akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr.

Sipas të dhënave paraprake P.D. dyshohet se ditën e djeshme rreth orës 03:45, në rrugën "Bavaria", ka djegur me lëndë djegëse benzinë, dy automjete të parkuara.

Motivet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, teksa policia po merr në pyetje 26 vjeçarin P.D.