VIDEO/ Njëra në shtëpi tjetra në burg, policia sqaron “fatin” e dy motrave Berisha që rra*hën Klea Prengën
Policia ka dalë në njoftim zyrtar pas prangosjes së dy motrave Berisha që dhunuan barbarisht Klea Prengën në gusht të këtij viti.
Policia sqaron se janë ekzekutuar masat e sigurisë ndaj tyre, konkretisht “arrest me burg” për Marielën dhe “detyrim paraqitje” për Antonelën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:
Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, ndaj shtetases Mariela Berisha, dhe masën e sigurimit "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore" ndaj shtetases Antonela Berishës.
Materialet i kaluan Prokurorisë.

