VIDEO/ Dhunuan bru*alisht Klea Prengën, merr fund arratia e dy motrave Antonela dhe Mariela Berisha

Ky është momenti kur motrat Berisha godasin në fytyrë Klea Prëngën në një nga ambientet e lokaleve të Tiranës.

Sikurse duket edhe nga pamjet e regjistruara më 6 gusht 2024 në mbrëmje, vajzat afrohen drejt tavolinës së Prengës dhe e godasin 2 herë, teksa të pranishëm mundohen t’i ndajnë.

Ndërkohë, disa javë pasi u dhunua barbarisht nga Antonela Berisha dhe motra e saj, Klea Prenga ka postuar të tjera pamje në Instagram, ku tregon gjendjen e saj.

Me një shenjë të lehtë në fytyrë, pasi u godit me gotë nga motrat Berisha teksa darkonte në një restorant në Tiranë, Prenga tregonte se ishte duke u rikuperuar.

Pas sherrit të rëndë, ku motrat e akuzonin atë se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës, ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën.

Policia do t'i shpallte në kërkim, ndërsa mbrëmjen e sotme arratia e tyre ka marrë fund, dhe tashmë ato do të përballen me drejtësinë për rrahjen barbare me 9 gusht të Klea Prengës