Humbi kontaktet me familjarët prej disa ditësh, gjendet i pajetë 50-vjeçari në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2024, 22:58
Një person është gjetur i pajetë brenda banesës ku jetonte në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 50 vjeçari nuk ka komunikuar prej tre ditësh me vëllain dhe nipin e tij ndërsa ata janë paraqitur në komisariat për të bërë denoncimin për humbjen e tij.
Pasi kontrrolleve nga policia në banesë, 50 vjeçari është gjendur i pajetë.
Nga kontrolli paraprak nuk ka shenja dhune ndërsa dyshohet të ketë humbur jetën pas një infarkti.
Trupi do të dërgohet në morg ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
