Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë, plagoset njëri prej tyre, policia në ndjekje të autorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2024, 19:30
Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri mes të rinjve në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure para Kishës Ortodokse, ndërsa njëri prej të rinjve është qëlluar me thikë.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
Shkak paraprakisht për sherrin, dyshohet të jenë bërë konfliktet e vjetra mes të rinjve.
Ende nuk dihen emrat e personave të përfshirë në konflit, të të plagosurit dhe autorit.
