“Qëllova për ta frikësuar” - Vrau Shpëtim Bajramin në Selanik, gjykata greke e dënon me 13 vite burg shqiptarin

46-vjeçari shqiptar Leonard Kurti i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçari Shpëtim Bajrami gjatë një sherri jashtë një karburanti në Analipsi të Selanikut, u dënua me 13 vjet burg nga juria e përzier e Gjykatës së Selanikut.

Motivi i vrasjes, e cila u krye vitin e kaluar në korrik, duket se ka qenë dyshimi i viktimës se i pandehuri flirtonte me partneren e tij.

Gjyqtarët, e gjetën 45-vjeçarin Leonard Kurti nga Elbasani fajtor për vrasje nga pakujdesia në një gjendje të qetë shpirtërore, duke i dhënë atij faktorin lehtësues të nxitjes për të vepruar nga sjellja e mëparshme e pahijshme e viktimës.

Pas vendimit të gjykatës, ai është rikthyer në burg. Në denoncimin e tij, 45-vjeçari Kurti pretendoi se ishte në vetëmbrojtje pasi viktima ka bërë një lëvizje kërcënuese ndaj tij, duke e goditur me duar dhe çelësa.

“Më kërcënoi, më shantazhoi, më shau...”, tha ai duke përshkruar ngjarjet që i kishin paraprirë vrasjes.

Gjatë përleshjes që shpërtheu jashtë pikës së karburantit, ai tha se u përpoq të qetësonte 50-vjeçarin.

“Ngrita armën për ta trembur, qëllova për ta frikësuar”. Gjatë procedurës së provave është shfaqur video nga kamera e sigurisë në vendngjarje e cila ka kapur të gjithë ngjarjen.