Aksident në aksin Cërrik-Gramsh/ Kamioni del nga rruga, plagoset një shofer, drejtuesi tjetër në gjendje të dehur

Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Cërrik–Gramsh në afërsi të fshatit Shtëpanjë gjatë paradites së sotme. Dy kamionë u përplasë bashkë, ndërsa njëri prej tyre përfundoi jashtë rruge.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej kamionëve 32-vjecari Vilson Muça, i cili pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, u dërgua në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Pas mbërritjes së grupit hetimor dhe ekspertëve të qarkullimit rrugor u konstatua se shoferi tjetër, Selman Hazizolli, ngiste mjetin e tonazhit të rëndë në gjende të dehur.