“Blindohet” Altin Dumani, gazetarja Hoxha jep detajet si forcohen pozitat e kreut të SPAK-ut
Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për procesin e vettingut në drejtësi.
Hoxha u ndal te figura e kreut të SPAK, ku dha detaje se si forcohen pozitat e Altin Dumanit.
“Disa prej këtyre gjyqtarëve që janë konfirmuar nga Shkalla e Parë janë apeluar me sugjerimin e vëzhguesve. Ka një shifër të lartë që ja sjellë ndërprerjen e procesit të vettingut. E dimë që janë mbetur 7 gjyqtar në shkallën e parë.
Më 31 dhjetor do kemi sfida e tjera për procesione vettingut. Një pjesë e këshilltarëve juridikë të përfundon gati gati në thonjëza atë që dikur quhej shkolla e plepave.
Dihet që në 31 dhjetor 12 anëtareve të KPK u mbaron mandati. Ata do jenë në pritje se ku do të shkojnë.
Dumani vazhdon dhe forcohet pozita e tij, ai do të mbikëqyrë procesin e vettingut, pasi do të marrë detyrën, kompetencën komisionerëve publikë.
Dumani e ka konsideruar si një punë të tepërt. Lista është disi e miksuar, në listën e gjatë ka zyrtarë e ish zyrtarë të dënuar.
Në krye të listës ishte Arben Ahmetaj, i cili nesër nis seancën paraprake sa i përket dosjes nr 1. Avokati i tij ka siguri nga prokurë.
Do të zhvillohet nesër në 19:30 seanca paraprake. Ishte një seancë e pezulluar. Nesër do të kemi çështjen e sterilizimit, çështja e Gërdecit po ashtu.”, tha Hoxha.


