Hasani: Shqipëria të mos bëhet vendi ku çdo shtet i BE-së të dërgojë emigrantët këtu
Avokati, Naim Hasani në një intervistë në Ora News u shpreh se Shqipëria nuk duhet të bëhet vendi ku çdo shtet i BE-së, të dërgojë emigrantët në Shqipëri.
Hasani: Nëse Britania shikon për një marrëveshje të tillë, në radhë të parë duhet të shikojë koston e kësaj marrëveshje.
Dhe duke parë se është e përgjegjshme për taksat e qytetarëve, atëherë nuk mendoj se Britania do të ketë një sistem të tillë i cili të marrë shembull sjelljen e një qeverie të ekstremit të djathtë të qeverisë Meloni.
Atë që e shoh shqetësuese është fakti që vetë Ursula Von Der Leyen ka thënë që do ta shikojë me kujdes këtë marrëveshje dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së kampeve të tjera në vendet jashtë BE-së.
Ajo që unë nuk dua të shoh është që Shqipëria të bëhet për arsye marrëveshjesh të tjera mes Shqipërisë dhe BE-së, Shqipëria të bëhet vendi ku çdo shtet i BE-së, i cili ka problemet e emigracionit të tentojë të dërgojë emigrantët në Shqipëri.
