Vrau gruan me levë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Ruzhdi Tasunin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga gjykata e Apelit Durrës për Ruzhdi Tasunin i cili në vitin 2020 ka vrarë gruan e tij duke e goditur disa herë me mjete të forta.

Apeli i Durrësit e kishte dënuar 67 vjeçarin me 30 vite dhe ky i funidt i është drejtuar shkallës së 3 të gjyqësorit për zbutje të dënimit.

Ai ka parashtruar se është penduar për krimin e rëndë dhe se nuk kishte qëllim vrasjen e gruas së tij.

Sipas argumentave të dhënë edhe në shkallën e parë dhe atë të Apelit, Tasuni ka deklaruar se sherri me gruan ka ardhur si pasojë e borxheve që ata kishin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit brenda një dyqani që çifti në fjalë tregtonin metrazhe.

"Në vendngjarje, oficerët e policisë gjyqësore e gjetën qepenin e mbyllur dhe viktimën, Hajdie Tasunit, të cilët  iu konstatuan 6 goditje në kokë, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa ka qenë vetë ai Ruzhdiu që ka njoftuar sallën operative të policisë, pas aktit të kryer në drejtim të bashkëshortes.

Çifti në fjalë kishin 3 fëmijë.