Çelja e kapitujve të parë/ Tabaku: Duheshin hapur 10 vite më parë, tani nis procesi më i vështirë
Përmes një interviste në Ora News, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se procesi për hapjen e kapitujve të parë për integrimin duhet të kishte nisur 10 vite më herët.
Ajo shtoi se është një proces shumë i gjatë dhe me reforma të dhimbshme dhe Ky është një proces teknik dhe ka shumë pyetje, sa njerëzit nuk e kuptojnë.
Tabaku: Sot është fillimi i rrugës së fundit. Duhet të kishte nisur 10 vite më parë. Jemi në një rrugë që duhej hapur me kohë. Hapja e kapitujve nuk është objektivi final, por është rruga për marrjen e anëtarësisë në BE. Është një proces shumë i gjatë dhe me reforma të dhimbshme. Kemi shpenzuar shumë kohë duke thënë u hapën apo nuk u hapën. Dita e djeshme tregoi se negociatat nuk ishin hapur zyrtarisht.
Janë hapur kapitujt më të vështirë që nuk do nuk do të thotë se do të jemi me mirë sot që janë hapur negociatat, sepse kriteret janë të njëjtat të cilat jemi duke punuar që t’i plotësojmë. Ky është një proces teknik dhe ka shumë pyetje, sa njerëzit nuk e kuptojnë. Tashmë fillon kontrolli dhe monitorimi nga BE-ja. Çdo gjë më herët ka qenë në kuadrin e diskutimeve dhe retorikës politike. tashmë qeveria shqiptare duhet të bëjë reformat.
