DETAJET/ Rënkonte nga dhimbjet, aksidentohet e moshuara në Tiranë teksa po kalonte vijat e bardha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2024, 11:28

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme përballë Doro City në zonën e Unazës në kryeqytet.
Një kalimtare është përplasur duke kaluar rrugën te vijat e bardha. Mësohet se kalimtarja ka qenë një e moshuar.
Madje, e lënduara rëndonkte, në momentet që po hipte në ambulancë, për të marrë ndihmën mjekësore.
Mësohet se një automjet e ka hedhur disa metra të moshuarën, e cila madje është mbuluar nga një pellg gjaku.