Kryeministri i Libanit shpreson se plani i armëpushimit SHBA-Francë do t’i i japë fund luftës

Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati shpreson se një propozim i përbashkët Francë-SHBA për një armëpushim 21-ditor midis Izraelit dhe grupit të milicisë shiit Hezbollah mund t’i japë fund konfliktit.

“Franca na qëndroi në krah në rrethanat më të errëta, dëshmia më e mirë janë përpjekjet që Franca po bën sot në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të nxjerrë një komunikatë të përbashkët – që gëzon mbështetje ndërkombëtare dhe që do t’i jepte fund kësaj lufte”, tha Mikati në Këshillin e Sigurimit, në Nju Jork.

Kryeministri paralajmëroi për potencialin e konfliktit për t’u bërë “një luftë e gjithanshme rajonale”.

“Unë jam këtu sot duke shpresuar të dal nga kjo seancë me një zgjidhje serioze … për të ushtruar presion mbi Izraelin për të arritur një armëpushim të menjëhershëm në të gjitha frontet – dhe për të rivendosur stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë”, tha Mikati.

Ai i bëri thirrje organit të fuqishëm të OKB-së – të veprojë seriozisht dhe menjëherë për të garantuar tërheqjen e Izraelit nga të gjitha territoret e pushtuara libaneze – dhe për t’i dhënë fund shkeljeve që përsëriteshin çdo ditë.