Plagosje me thikë në Durrës, një person dërgohet në spital

Një person raportohet është plagosur me thikë në Sukth të Durrësit.

Raportohet se i plagosuri është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal në Durrës.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet dhe dinamika e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.