Aksidentoi për vdekje një person, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar drejtuesin e automjetit, që aksidentoi për vdekje një shtetas, mbrëmjen e së enjtes në afërsi të urës së Orikumit.

Për pasojë, humbi jetën një 46-vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë.

“Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së Orikumit, ku si pasojë humbi jetën shtetasi D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi drejtuesin e automjetit që e aksidentoi 46-vjeçarin, shtetasin K. C., 32 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.