Dënimi me 1 vit burg/ Si votuan gjyqtarët për Salianjin, Apeli sqaron si u mor vendimi për deputetin demokrat

Gjykata e Apelit me një sqarim shkurt ka deklaruar se vendimi për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji është marrë në unanimitet.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marre ne unanimitet”, thuhet në sqarim.

Trupa gjyqësore që mori vendimin ishte e përbërë nga Genti Shala, Elona Tora dhe Iliba Bezati.

Vendimi për Salianjin ka qenë 3 me 0 pra të tre gjyqtarët kanë vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.