VIDEO/ Salianji pi ujë pas dënimit me 1 vit burg, Bardhi reagon ashpër: Po bëhet gjyq politik

Ky është momenti kur gjykata i ka lënë në fuqin vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë lidhur me akuzën e shpifjes për deputetin Ervin Salianji.

Deputeti shihet teksa pi ujë pas vendimit, i rrethuar nga kolegët e tij.


Ndërkohë aty ndodhet edhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi i cili thotë se sistemi kontrollohet nga Fatmir Xhafajt dhe po bëhet gjyq politik si dikur.

Bardhi: Se do shkojë Gent Çala në Gjykatë të Lartë, kupton? Dhe mendon se do e mbështesë Fatmir Xhafa. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Merr dy dëshmitarë të rremë si gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë që do të shkojë në gjykatë të lartë, ai dhe në tjerët.