Virozat e stinës, Brati: Duhet të shmangim ambjentet e mbyllura për të shmangur virozat, dhimbjet e kokës dhe syve vijnë edhe nga...
E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", ishte pediatrja Sonila Brati, për të folur për virozat e stinës.
"Jemi më tepër se në sezonin e verës, sepse tashmë që stina ka ndryshuar, ne jemi zyrtarisht në vjeshtë, pavarësisht se temperaturat nuk duket. Kanë rinisur shkollat, kopshtet çerdhet. Duket se kanë një trend rritës dhe një ndryshim përsa i përket flluksit të virizave dhe të personave që paraqiten tek ne. Në fakt, mund të them që ne kemi kaluar një verë ndryshe nga vitet e kaluara, që ka qenë përgjithsisht më e qetë, por kjo ka qenë një verë që kanë mbizotëruar shumë viroza, ka pasur shumë të sëmurë, fëmijë e të rritur. Ndërsa këto ditë vërejmë që kemi një shtim të fëmijëve, pothuajse të të gjitha grupmoshave, përgjithsisht 14 vjeç, por edhe tek të rriturit, sepse më pas kalon edhe në familje. Duhet të shmangim ambjentet e mbyllura për të shmangur virozat. Dhimbjet e kokës dhe syve tek fëmijët vijnë edhe nga përdorimi i telefonit.", tha Brati.