Rama poston pamjet: Tre qendra shëndetësore të rilindura në Farkë, Prush dhe Frutikulturë

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se tre qendra shëndetësore në Tiranë janë rilindur.

Ai shprehet se qendrat shëndetësore në Farkë, në Prush e Frutikulturë janë tashmë me kushte moderne.

''Mirëmëngjes

Dhe me tre Qendra Shëndetësore të rilindura në Farkë, Prush dhe Frutikulturë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.