Skuka gjen golin në Portugali, Maget debuton në Spanjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 16:28
Dy ish-lojtarë të spikatur të Partizanit kanë nisur të lënë gjurmë në ekipet e tyre të reja.
Xhuliano Skuka u nda përfundimisht nga Metzi në verë dhe ka arritur të debutojë me gol te Penafiel në ligën e dytë për nga rëndësia në Portugali.
Në fitoren me shifrat 4-1 kundër ekipit të Toka.
Dibrani ishte pjesë e Partizanit në gjashtë muajt e dytë të sezonit të vjetshëm.
Sakaq, edhe Maget Gueje ka debutuar me fanellën e Rasing Santander.
Mesfushori hyri në fushë në minutën e 82-të, pas dëmtimit të Vencedor dhe ndihmoi ekipin të ruante avantazhin 0-1 në transfertë kundër Kastejon.
Maget u largua në verë nga Partizani në këmbim të 500 mijë eurove.
