“I SHPËTOVA VDEKJES”/ Sërfisti 38-vjeçar i mbijeton dallgëve të rrezikshme. Mikey Brennan: Do të rikthehem!
Rrezikoi jetën e tij duke luftuar me disa nga dallgët më të rrezikshme në Tazmani, por sërfisti Mikey Brennan nuk heq dorë. Ai tregon përvojën e rrezikshme nën ujë dhe e quan mrekulli mbijetesën.
Një sërfist profesionist arriti t’i mbijetojë një vendi të rrezikshëm për të ushtruar këtë sport në Tazmani.
Mikey Brennan po bënte sërf në Shipstern Bluff, që mund të arrihet vetëm me një udhëtim 30 km me jet-ski ose një ecje dyorëshe, kur ai u rrëzua nga dallgët gjigante jashtë vijës bregdetare të Gadishullit Tasman.
38-vjeçari, humbi kontrollin dhe u zhduk nga pamja ndërsa vala u përplas mbi të.

"Jam i habitur që jam ende gjallë. Mmë kujtohet disi vala, mënyra se si rash nga dërrasa e sërfit dhe më pas se si tentova të dal në sipërfaqe”, tha Brennan.
Unë thjesht u zhyta shumë rëndë, nuk munda ta kontrolloja shpejtësinë e dallgës, kam pasur një dhimbje koke të tmerrshme si pasojë e tronditjes, por jam shumë me fat, shprehet 38-vjeçari.
Nuk është hera e parë që Brennan rrezikon vdekjen nën ujë, pasi në vitin 2010 ai theu shpinën në një valë tjetër të rrezikshme Tasmaniane në ishullin Governor.

Pavarësisht përvojës së rrezikshme Brennan u zotua se do të rikthehet shumë shpejt në ujë.
“Unë e dua oqeanin”, përfundon sërfisti.

